Zverev mposht Djokovicin – prek finalen e Londrës

Sporte të tjera 21 Nëntor 2021 10:16

Tenisti gjerman, Alexander Zverev ka mposhtur tenistin serb, Novak Djokovic në gjysmëfinalen e turneut të Londrës “Atp London”, në tri sete 7-6 4-6 6-3.

Kjo ishte fitorja e katërt në karrierë e gjermanit ndaj Djokovicit, karshi shtatë fitoreve të serbit në përballjet direkte.

Zverev i bashkohet në finale Daniil Medvedev i cili në gjysmëfinale kishte mposhtur Casper Ruud.

Fitues i vitit të kaluar ishte Medvedev i cili kishte mposhtur në finale Dominic Thiem në tri sete, teksa tenisti rus synon të triumfoj për të dytin vit radhazi.

Lojtari më i suksesshëm në këtë turne është Roger Federer i cili e ka fituar plot gjashtë herë, gjersa i dyti renditet Djokovic me pesë tituj të fituar të Londrës.

-->