Zvicerani Challandes – trajneri që e bëri Kosovën të ëndërrojë

Kombëtarja 12 Qershor 2019 10:08

Pas njohjes zyrtare të FIFA-s më 2016, ekipi kombëtar i Kosovës humbi nëntë nga dhjetë ndeshjet kualifikuese. Pastaj vjen Bernard Challandes.

Kosova festoi të hënën në Sofje të Bullgarisë. Elbasan Rashani shënoi për 3:2 dhe festa filloi.

Por, në këtë sukses ka edhe shumë lojtarë nga Zvicra. Benjamin Kololli i Zurichut asistoi për 2:2, derisa Edon Zhegrova i Baselit dhe Idriz Voca i Luzernit luajtën nga fillimi. Më pas u inkuadrua edhe Florent Hadergjonaj, i lindur në Zvicër, shkruan bluewin.ch.

Gjithashtu jashtë fushës janë Shkelqim Demhasaj (FCL) dhe Hekuran Kryeziu (FCZ). Por, meritat më të mëdha i ka trajneri Bernard Challandes, përcjell albinfo.ch.

Pas njohjes zyrtare nga FIFA, ballkanasit nën ish-trajnerin Albert Bunjaki, nëntë herë në dhjetë ndeshje kualifikuese përfunduan me humbje. Humbja e fundit ishte në tetor të vitit 2017, ndaj Islandës 0:2.

Në mars 2018, Bernard Challendes merr komandën – dhe si! Në 13 ndeshjet me 67-vjeçarin, Kosova mbetet e pamposhtur, tetë fitore dhe pesë barazime. Veçanërisht i rëndësishëm është barazimi 2:2 kundër Danimarkës – edhe nëse ishte vetëm një ndeshje miqësore.

Në kualifikimet e Kampionatit Evropian, falë fitores në Bullgari, kualifikimi është i mundur, derisa u arrit rekordi në 14 ndeshje pa humbje.

Përgëzimet ishin të shumta në Kosovë. “Çfarë legjende”, apo “Nënshkruani kontratë të përjetshme”.

“Unë jam shumë i lumtur. Kurrë nuk kemi hequr dorë, djemtë merituan fitore. Ky nuk është një triumf normal, por i pari ynë në kualifikimet e Kampionatit Evropian”, thotë trajneri zviceran.

Sfida e ardhshme e Challandesit dhe Kosovës është ndaj Çekisë në shtator.