Zvicra e barazon rezultatin kundër Portugalisë
Futboll
05 Qershor 2019
22:16

Zvicra e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Portugalisë, në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, e cila po zhvillohet momentalisht në Porto.
Ricardo Rodriguez shënoi për 1:1 në minutën e 57-të nga penalltia, falë intervenimit të VAR-it.
Portugalia dhe Zvicra po luftojnë për një vend në finale të turneut inauguruese të UEFA-s.