Zvicra gjenë zëvendësuesin e Petkoviq, është nga Turqia

Futboll 07 Gusht 2021 22:21

Sipas raportimeve, trajneri i FC Schaffhausen, turku Murat Yakin do të zëvendësojë trajnerin Vladimir Petkoviç tek Kombëtarja zvicerane, shkruan Insporti.

Sipas mediave gjermane Nau.ch. Federata Zvicerane e Futbollit do ta bëjë të ditur vendimin e saj përfundimtar javën e ardhshme.


Blick shton se kontrata do të nënshkruhet të hënën në mëngjes dhe se prezantimi zyrtar i Murat Yakin do të bëhet në të njëjtën ditë, pasdite.

I zgjedhur trajneri më i mirë në Zvicër në vitin 2013 dhe 2017, Murat Yakin ruan një prestigj të caktuar nga karriera e tij e futbollit, e cila filloi në Grasshopper dhe përfundoi në Basel. Në fanellën e ekipit kombëtar, ai luajti veçanërisht në Euro 2004 nën urdhrat e Köbi Kuhn. /Insporti.com

-->