Zvicra me 11 Behrama kundër Serbisë ! (Foto)

Futboll 22 Qershor 2018 09:43

Ndeshja e cila po komentohet gjithandej dhe ka zgjuar interesim të madh, zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00, kur Zvicra përballet me Serbinë.

Për Zvicrën kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme, pasi me fitore do ta siguronte plasmanin në fazën tjetër dhe sipas Fabian Schar, asgjë përpos fitores nuk është alternativë.

Paraqitja fantastike e Valon Behramit kundër Brazilit dhe mbulimi që i bëri ai Neymar dhe ndërprerjes së aksioneve të “Seleçaos”, ka bërë që zviceranët shpresën edhe për përballjen kundër Serbisë, ta kenë pikërisht në Behramin.

Gazeta zvicerane “Blick”, ka paraqitur një kënd interesant të saj se si e sheh skuadrën e Zvicrës kundër Serbisë dhe mendon se në rast se të gjithë lojtarët luan me shpirtin luftarak siç bëri Valon Behrami kundër Brazilit, atëherë serbët nuk do të kenë gjasa.

Madje, edhe titulli i artikullit është quajtur “11 Behrama duhet të jenë në fushë”, çka aludon në atë se e gjithë skuadra duhet ta ndjek shembullin e mesfushorit shkatërrues dhe “Blick” përmes një foto montazhe, i ka vënë edhe mbiemrin të gjithë 11-shes strartuese Behrami, ku në secilin prej lojtarëve është edhe stili i njëjtë i flokëve i Valon Behramit. /Insporti.com

-->