Zvicra me shumë mungesa për sfidën ndaj Italisë

Futboll 09 Nëntor 2021 23:36

Ekipi zvicran është duke u përballur me shumë lëndime të futbollistëve, para ndeshjes me Italinë, transmeton Insporti.

Zvicra do të ketë mungesa të mëdha për këtë takim, pasi listës së futbollistëve të lënduar i është bashkuar edhe Stefan Zuber.

Zuber u largua nga grumbullimi sot, ndërsa vendin e tij do ta zë Cedric Itten.

Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në grupin nga 14 pikë, andaj ky duel mund të vendos ekipin që siguron kalimin direkt në Kupën e Botës.

Ndryshe, Kombëtarja e Zvicrës më 12 nëntor përballet me Italinë në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për fatin e të dyja Kombëtareve.

-->