Zvicra me tre shqiptarë mposht Gjibraltarin

Nations League 08 Shtator 2019 20:02

Zvicra ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D të kualifikimeve për Euro 2020.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën treshja shqiptare, Mehmedi, Ajeti dhe Xhaka.

Golat për helvetikët i shënuan Zakaria (37’), Mehmedi (43’), Rodriguez (45+4) dhe Gavranovic (87’).

Me këtë fitore, Zvicra është në vendin e tretë me tetë pikë, një më pak se Danimarka dhe tri më pak se Irlanda që kanë nga një ndeshje më shumë të zhvilluar.