Zvicra pengon miqësoren Kosovë – Shqipëri në territorin e saj

Futboll 08 Maj 2018 10:44

Ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila fillimisht u konfirmua edhe nga FIFA se do të zhvillohej në Zvicër, duket se ka hasur në vështirësi.

Përkundër që ende nuk ka konfirmim zyrtar, por sipas disa inforamcioneve fillestare, Federata e Futbollit të Zvicrës, thuhet se është paraqitur si pengesë për zhvillimin e kësaj miqësoreje në territorin e tyre, në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Insporti.com do të mundohet me kohë të ju informoj edhe lidhur me qëndrimin e FFK-së dhe hapat e mëtutjeshëm, e po ashtu edhe reagimin e presidentit Fadil Vokrri dhe sqarimin e tij se pse është duke ndodhur kjo ndalesë nga Federata Zvicerane. /Insporti.com

-->