Zvicra përballet me Serbinë në Botëror

Futboll 01 Prill 2022 19:25

Në Doha të Katarit u hodh shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën. Pjesë e këtij grupi është edhe Brazili dhe Kameruni.

Këto dy përfaqësuese ishin në një grup edhe në Botërorin e kaluar. Dhe ndeshja mes tyre ishte festë e shqiptarëve.

Më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2:1 ndaj Serbisë. Granit Xhaka kishte shënuar për 1:1 në minutën e 52-të, ndërsa Xherdan Shaqiri kishte shënuar supergol në minutën e 90-të për fitoren prej 2:1.

Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

/Insporti.com

-->