Zyrtare: Aleksandar Ristevski transferohet te FC Prishtina

Futboll 07 Shkurt 2022 16:36

FC Prishtina ka prezantuar futbollistin më të ri që i është bashkuar klubit. Lojtari i radhës që vishet me ngjyrat bardhekaltër është qendërmbrojtës, Aleksandar Ristevski.

Ai është 29-vjeçar e kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri, ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Ristevski, që tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje, e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit. “Kur e mora thirrjen nga Prishtina nuk kam hezituar ta pranoj, sepse e dija peshën e klubit. Prishtina është një nga klubet më të mëdha në Kosovë, një klub me traditë dhe që më jep mua motiv shtesë”, tha Ristevski për faqen zyrtare të klubit.

“Mund të premtoj se do ta jap 200-përqindëshin nga vetja për këtë fanellë, për t’i arritur ambiciet dhe synimet e klubet, të cilat janë: kualifikimi në garat evropiane dhe titulli kampion”, pohoi Aleksandar Ristevski. 

/Insporti.com

-->