Zyrtare: Alket Bajrami transferohet në KF Llapi

Futboll 15 Janar 2020 21:18

Alket Bajrami i është bashkuar klubit të Llapit, shkruan Insporti.com.

Ish talenti i Prishtinës me Llapin ka nënshkruar kontratën e parë profesionale në karrierën e tij.

Futbollisti 16 vjeçar ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi llapjan përmes një videoje të postuar në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, Alketi, është i biri i ish futbollistit të njohur dhe trajnerit Emin Bajramit. /Insporti.com/

Ky është postimi i plotë i Llapit:

Super talenti 16 vjeçar, Alket Bajrami rrit organikën e futbollistëve të talentuar tek KF Llapi.

Dëshira e madhe e klubit dhe futbollistit për bashkëpunim rezultoi me kontratë 2 vjeçare të nënshkruar

Podujevë, 15 janar 2020 – Mesfushori 16 vjeçar me tipare ofensive, Alket Bajrami, nga dita e sotme është pjesë e KF Llapit. Me kontratën e nënshkruar, KF Llapi sot ka arritur t’i siguroj shërbimet e njërit ndër futbollistët më premtues dhe më të talentuar në Kosovë. Alketi vie nga kategoria e Kadetëve U17 të FC Prishtinës.

Alket Bajrami, 16 vjeç, i lindur më 06.12.2003 në Prishtinë. Alketi është i biri i ish-futbollistit të KF Llapit, Emin Bajrami. Alketi luan si mesfushor ofenziv dhe me talentin që posedon pritet të ndjek rrugën e shumë futbollistëve që nga KF Llapi do arrijnë Evropën. Talenti i tij ka rënë në sy të drejtuesve të klubit, të cilët e blinduan me kontratë 2 vjeçare.

MIRËSEVJEN ALKET BAJRAMI!

 

Alket Bajrami

Super talenti 16 vjeçar, Alket Bajrami rrit organikën e futbollistëve të talentuar tek KF Llapi.Dëshira e madhe e klubit dhe futbollistit për bashkëpunim rezultoi me kontratë 2 vjeçare të nënshkruarPodujevë, 15 janar 2020 – Mesfushori 16 vjeçar me tipare ofensive, Alket Bajrami, nga dita e sotme është pjesë e KF Llapit. Me kontratën e nënshkruar, KF Llapi sot ka arritur t'i siguroj shërbimet e njërit ndër futbollistët më premtues dhe më të talentuar në Kosovë. Alketi vie nga kategoria e Kadetëve U17 të FC Prishtinës.Alket Bajrami, 16 vjeç, i lindur më 06.12.2003 në Prishtinë. Alketi është i biri i ish-futbollistit të KF Llapit, Emin Bajrami. Alketi luan si mesfushor ofenziv dhe me talentin që posedon pritet të ndjek rrugën e shumë futbollistëve që nga KF Llapi do arrijnë Evropën. Talenti i tij ka rënë në sy të drejtuesve të klubit, të cilët e blinduan me kontratë 2 vjeçare.MIRËSEVJEN ALKET BAJRAMI! ⚪️?

Gepostet von K.F. Llapi am Mittwoch, 15. Januar 2020

-->