Zyrtare: Amir Rrahmani prezantohet te skuadra e re

Kombëtarja 26 Qershor 2019 13:45

Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht futbollist i Hellas Veronës.

Pasi i kreu testet mjekësore, mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me klubin nga Serie A

Mbrojtësi 25-vjeçar i ka kryer me sukses para pak orësh vizitat mjekësore dhe para pak minutash ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A.

Raportohet se ylli i kombëtares së Kosovës i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro, të cilin e bleu nga Dinamo Zagrebi.

Te Kosova Rrahmani është një prej lojtarëve kryesorë në kombëtare, ku në ndeshjen e fundit ishte edhe kapiten ndaj Bullgarisë.