ZYRTARE: Andrea Pirlo shkarkohet nga Juventus

Futboll 28 Maj 2021 12:15

Edhe zyrtarisht Juventusi ka konfirmuar largimin e Andrea Pirlos.

Pas vetëm një sezoni në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’, Andrea Pirlo i ka dhënë lamtumirën Juventusit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes faqëz zyrtare dhe të gjitha llogarive në rrjetet sociale, duke e falënderuar atë për kontributin si trajner për sezonin që shkoi, ku fitoi një trofe.

Nga Italia e quajnë tashmë punë të kryer se kush do ta zëvendësojë Pirlon e ai është ish trajneri, Max Allegri.

-->