Zyrtare: Ante Rebic – Andre Silva, konfirmohet shkëmbimi

Futboll 02 Shtator 2019 20:23

Është zyrtarizuar kalimi i Andre Silva tek skuadra e Eintracht Frankfurt.

Dita e fundit e afatit kalimtar ka gjetur në një tavolinë përfaqësuesit e Milanit dhe Eintrachtit.

Palët janë pajtuar për transferimin e Ante Rebic tek Milan dhe Andre Silva tek Frankfurt, por me këtë të fundit dolën disa probleme të papritura.

Mediet italiane raportuan se lojtari pati probleme në testet mjekësore, por në fund, për fatin e mirë, gjithçka u mbyll me sukses.

Kështu, Andre Silva është zyrtarizuar tek Frankfurt, vetëm tre minuta para se të mbyllej afati kalimtar në Gjermani.

Ndërkaq, skuadra e Milanit ka zyrtarizuar transferimin e Ante Rebic nga Eintracht Frankfurti.

Milan ka kryer një prej transferimeve më të mira të skuadrës në këtë afat kalimtar, duke siguruar nënshkrimin e kroatit Rebic.

Kroati do t’i bashkohet ‘Rosonerëve’ në formë huazimi për dy vite, me mundësi blerjeje.