Zyrtare: Arsenali nënshkruan me yllin e Real Madridit

Futboll 25 Korrik 2019 15:53

Arsenali ka nënshkruar me Dani Ceballos nga Real Madridi.

Klubi përmjes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me spanjollin, shkruan Insporti

“Mirësevjen në Arsenal, Dani Ceballos”, shkruan Arsenali në Twitter.

Mesfushori qendror i kombëtares së Spanjës ka qenë për dy sezone pjesë e Real Madridit, ku edicionin e kaluar pati 13 starte në La Liga.

Ai i është bashkuar ‘Topçinjëve’ në formë huazimi të një sezoni. /Insporti.com/