Zyrtare: Arti Hajdari bëhet me skuadër të re

Superliga 21 Shtator 2020 16:27

Njëri ndër basketbollistët më të mirë vendor në vitet e fundit Arti Hajdari, nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizreni.

Arti ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Arti Hajdari vitin e kaluar ishte pjesë e KB Peja ndërsa gjysmë stinorin e parë ishte pjesë e KB Feronikelit.

“Me Artin skuadra është kompletuar dhe në një vendim më të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë skuadra do fillojë stërvitjet”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Jam i lumtur që kam kaluar në një klub të organizuar. Do ta bëj më të mirën të mundur nga vetja që Ponte Prizreni t’i arrijë objektivat e synuara”, deklaroi Arti Hajdari pas prezantimit.

-->