Zyrtare: Atdhe Nuhiu nënshkruan kontratë të re

Futboll 10 Maj 2018 14:30

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu, pas një sezoni fantastikë me skuadrën e Sheffield Wednesday, ka vendosur të ardhmen e tij.

28 vjeçari nga Prishtina, cilësohet një model i mirë futbollisti brenda dhe jashtë fushës dhe i cili ka shpërthyer me formë të mirë nën drejtimin e trajnerit holandez, Jos Luhukay.

Sulmuesi kosovar kishte kaluar një formë të mirë këtë edicion , duke shënuar 14 me Sheffield, prej të cilave 9 vetëm ne 8 ndeshjet e fundit, derisa shënoi edhe hat-trick në përballjen kundër Norwich në xhiron e fundit në Champioship, që ishte tri-golëshi i parë i ndonjë lojtari të Sheffield në shtëpi për më shumë se 17 vite.

Me këto paraqitje të mira, skuadra e Sheffield Wednesday, ka vendosur t’ia rinovojë kontratën sulmuesit 28 vjeçar, e cila do ta mbajë atë në stadiumin “Hillsborough”, për edhe dy sezone tjera. /Insporti.com

 

-->