Zyrtare: Axel Witsel firmos me gjigantin evropian

Futboll 06 Gusht 2018 15:52

Axel Witsel do ta vazhdojë karrierën në Gjermani te Borussia Dortmund.

Ai ka arritur një marrëveshje për një kontratë katër-vjeçare me gjigantët e Bundesligës, përcjellë Insporti.

Lajmin e ka konfirmuar klubi dhe lojtari belg i cili në edicionin e fundit luajti në Kinë te Tianin Quanjian.

“Pas bisedës sonë të parë, unë nuk e mendova dy herë, sepse për mua Borussia e Dortmundit është një nga klubet më të mira të kontinentit”, ka thënë për mediat gjermane Witsel.

Witsel 29 vjeçar, në futbollin kinez ishte transferuar nga skuadra ruse, Zenit St Petersbourg. /Insporti.com/

-->