Zyrtare: Ballkani transferon talentin e Prishtinës

Futboll 26 Qershor 2019 23:04

KF Ballkani ka prezantuar sulmuesin, Arbër Hoxha, raporton Insporti.com.

Insporti javë më parë kishte raportuar se Arbër Hoxha ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe se kishin mbetur vetëm disa detaje për t’u kompletuar kalimi i tij tek Ballkani.

Hoxha i cili sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KF Prishtinës konsiderohet si një ndër futbollistët me të ardhme të ndritur në futboll.

Madje, trajneri i Ballkanit Ismet Munishi kishte deklaruar për Insportin se Hoxha është një futbollist që gjithmonë e ka pëlqyer dhe ka qenë kërkesë e tij që ai të transferohej në Ballkan.

Hoxha luan në poziën e sulmuesit të krahut dhe njihet për deportimet e tij me një shpejtësi të madhe.

Prishtinasi 21 vjeçar në sezonin që shkoi për Prishtinën ishte paraqitur në 14 ndeshje duke dhuruar vetëm një asist.

MIRËSEVJEN ARBËR HOXHA

Gepostet von FC Ballkani am Mittwoch, 26. Juni 2019

-->