Zyrtare: Barcelona e konfirmon lajmin e keq për Leo Messin

Futboll 25 Shtator 2019 21:29

Barcelona ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me lëndimin e Lionel Messit.

Ylli argjentinas nuk mundi të vazhdonte pjesën e dytë në fitoren 2:1 të Barcelonës kundër Villarrealit në ‘Cam Nou’ të martën mbrëma.

Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, Messi ka tërhequr muskulin e kofshës së majtë.

“Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, e ka tërhequr (muskulin) në kofshën e majtë”, thuhet në njoftimin e Barcës.

Messi pritet të mungojë në fundjavë kundër Getafes, ndërsa nuk është e sigurt prezenca e tij as në ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Interit.