Zyrtare: Barcelona largon nga ekipi futbollistin francez

Futboll 27 Qershor 2021 15:25

Klubi katalanas, Barcelonës e ka larguar edhe zyrtarisht nga skuadra mbrojtësin francez, Jean Clair Todibo, përcjell Insporti.

Todibo sezonin e kaluar ishte huazuar tek Nice. Ai edhe publikisht kishte thënë se nuk e do rikthimin tek Barcelona.

Mbrojtësi francez i ka kushtuar 8.5 milionë euro plus bonuset Nices.

Për Nicen, Todibo kishte shënuar një gol në 15 paraqitjet.

-->