Zyrtare: Bashkimi nënshkruan me qendrën amerikane

Superliga 09 Mars 2022 13:09

Krah-qendra Terrence Thompson është përforcimi më i ri i KB Bashkimit. Ekipi nga Prizreni e ka zyrtarizuar të mërkurën amerikanin, i cili do të jetë në klub deri në fund të sezonit.

Në njoftimin e Bashkimit thuhet se Thompson (201 cm) tashmë i është bashkuar klubit dhe do të jetë i gatshëm për të debutuar ndaj KB Pejës, ndeshje kjo që luhet të dielën në kuadër të Superligës së Kosovës.

Thompson te Bashkimi ka ardhur nga ekipi spanjoll Damex Udea për të cilin e ka vetëm një paraqitje, ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni ishte te ekipi nga Luksemburgu, T71 ku ka luajtur me një mesatare prej 14.8 pikëve dhe 7.8 kërcimeve për ndeshje. Ndërkohë, karrierë ka bërë edhe në Gjeorgji e Bullgari.

-->