Zyrtare: Basketbollisti amerikan përforcon Yllin

Basketboll 05 Tetor 2021 15:31

Klubi i Basketbollit Ylli ka nënshkruar zyrtarisht me basketbollistin amerikan, Cameron Williams.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi suharekas nuk bëhet e ditur për sa kohë ka nënshkruar Williams me klubin, shkruan Demokracia.com.

Përforcimi i ri i kampionëve të Kosovës luan në pozitat 1 dhe 2, ndërsa më parë ka bërë karrierë në shtetet si Amerikë, Australi, Sllovaki e Rusi.

Williams për herë të fundit ishte anëtar i klubit rus, Yugra Surgut.

KB Golden Eagle Ylli nuk është se e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin për mbrojtjen e titullit në elitën e basketbollit kosovar.

“Xhebrailat” renditen në vendin e parafundit me pesë pikë, derisa janë luajtur katër xhiro.

-->