ZYRTARE: Bekim Balaj rikthehet në Rusi

Futboll 21 Korrik 2021 19:40

Bekim Balaj la në këtë verë austriakët Sturm Graz pas dy sezonesh dhe deri në ditët e fundit ishte në kërkim të një aventure të re, të cilën e ka gjetur më në fund.

Përmes një postimi në rrjetet sociale rusët e Nizhny Novgorod njoftojnë afrimin e sulmuesit të kombëtares kuqezi.

30-vjeçari ka firmosur për dy sezone me skuadrën e Premier Ligës së Rusisë.

Ky është një rikthim për Balajn në Rusi, pasi më parë ka luajtur me Akhmat Grozyn dhe e njeh shumë mirë Rusinë, gjuhën dhe futbollin e këtij vendi. 

-->