Zyrtare: Bekteshi prezantohet te skuadra norvegjeze

Futboll 16 Shkurt 2022 17:33

Leotrim Bekteshi është prezantuar te skuadra Mjøndalen IF. Klubi norvegjez nërpërmjet njoftimit në faqen e tyre zyrtare kanë konfirmuar se kanë transferuar mbrojtësin shqiptar, shkruan Insporti.com.

“Insporti” raportoi ekskluzivisht të martën (dje) për tranferimin e tij në skuadrën norvegjeze.

Bekteshi gjatë muajit janar u largua nga FC Prishtina si futbollist i lirë.

Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.

Mjøndalen vs Ullensaker/Kisa - PinchBet

Qendërmbrojtësi shqiptar nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën. /Insporti.com/

-->