Zyrtare: Besa transferon sulmuesin e njohur kosovar

Futboll 12 Shkurt 2019 17:15

Besa e Pejës është përforcuar me futbollistin e mirënjohur, kosovar, Egzon Gashi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Zyrtare: Egzon Gashi nga sot është lojtar i FC Besa!”, shkruhet në faqen e klubit.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës. Sulmuesi kosovar edhe më herët ka luajtur te Besa dhe në disa skuadra kosovare.

Gashi ka bërë karrierë edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit.