Zyrtare: Besart Berisha nënshkruan me këtë skuadër (Foto & Video)

Sulmuesi i lindur në Prishtinë, Besart Berisha, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur për skuadrat australiane, ka vendosur të largohet përfundimisht drejt një kontinenti tjetër.
Ditë më parë u konfirmua se Berisha do të largohej nga skuadra e Melbourne Victory, kurse sapo është zyrtarizuar transferimi i tij te ekipi japonez, Sanfrecce Hiroshima.
Sulmuesi 32 vjeçar i cili ka pasur një paraqitje edhe për kombëtaren e Kosovës, ka kaluar te skuadra japoneze si lojtar i lirë, kurse ai largohet nga A-League e Australisë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Në J1 Ligën e Japonisë, sezoni është në pjesën e saj të parë dhe pas 15 xhirove, skuadra e re e Besart Berishës, Sanfrecce Hiroshima, është në pozitën e parë dhe përforcimi me prishtinasin 32 vjeçar, pritet se do ta përforcojë edhe më shumë ekipin japonez në sulm.
Berisha tash e tutje do të përballet në ligën japoneze me ish-futbollistin e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili pas përfundimit të sezonit në Evropë, u transferua te skuadra japoneze, Vissel Kobe, ku luan edhe gjermani Lukas Podolski. /Insporti.com
ようこそ、ベリーシャ選手⚽ #sanfrecce pic.twitter.com/qhuMUQFoBq
— サンフレッチェ広島 公式 (@sanfrecce_SFC) July 2, 2018