Zyrtare: Bujar Shabani largohet nga Drita

Futboll 13 Qershor 2021 18:50

Mesfushori Bujar Shabani dhe Drita nuk kanë vazhduar bashkëpunimin. Shabani do të largohet nga klubi gjilanas pas dy titujve të kampionit, raporton Insporti.com.

Largimin e Shabanit e ka konfirmuar klubi i Dritës pak minuta më parë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, Drita ka falënderuar për kontributin Shabanin dhe i ka uruar fat në aventurën e re.

Njoftimi i Dritës pa ndërhyrje:

FALEMINDERIT IKONË BUJAR SHABANI2 herë kampion i Kosovës me FC DRITA1 herë fitues i Superkupës së Kosovës201 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat16 gola të shënuar dhe 11 asiste“Bongo” Bëri gjithmonë maksimumin dhe pas një kohe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej futbollistëve ikonë të klubit Bujar Shabani.Bujari edhe pse kishte kontratë edhe një vit me klubin, pas nje bisede te gjatë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërishtë në një rol tjetër!

Buki ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësishtë për qdo pikë djerse që ka derdhur për klubin tonë.Sot ishte dita e fundit e Bujarit me klubin tonë ku u përshëndet me të gjithë bashkëlojtarët, me staffin, ku ne shenjë mirënjohje drejtori gjeneral Feti Murseli dhe drejtori sportiv Valon Zymberi e nderuan Bujarin me dhuratë dhe mirënjohje.Faleminderit përgjithëmonë!Bongo

-->