Zyrtare: Bullgaria e publikon listën me lojtarët për ndeshjen kundër Kosovës

Kombëtarja 16 Maj 2019 11:29

Kombëtarja e Bullgarisë e ka publikuar listën me lojtarët për ndeshjen me Kosovën.

Trajneri i kombëtares bullgare, Krasimir Balakov, ka bërë të ditur listën me 28 lojtarët për dy ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian, shkruan Insporti

Kosova e zhvilloi takimin e parë kualifikues pikërisht kundër Bullgarisë, ku barazoi 1:1 në ‘Fadil Vokrri’.


Kosova e Bullgaria barazuan 1:1 në Prishtinë, në ndeshjen e 25 marsit

Ndeshjen e dytë Kosova do ta luajë në udhëtim me Malin e Zi, më 7 qershor, për t’u përballur më pas me Bullgarinë më 10 qershor në Sofje.

Bullgaria para Kosovës, do të udhëtojë për në Pragë, aty ku do të ndeshet me Çekinë.

Listën me lojtarët e Bullgarisë mund ta shihni më poshtë. /Insporti.com/