ZYRTARE: Chamberlain nënshkruan kontratë të re me Liverpool

Futboll 22 Gusht 2019 20:39

Mesfushori i Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e Evropës.

Kontrata e re parasheh që lojtari të qëndrojë në Anfield deri në vitin 2023.

Chamberlain ishte i lënduar gjatë pjesës më të madhe të sezonit të kaluar, mirëpo kjo nuk ka ndikuar te klubi t’i ofrojnë atij kontratë të re.