Zyrtare: Chelsea e huazon Brojën te Southampton
Futboll
10 Gusht 2021
10:59

Tashmë edhe zyrtarisht, Armando Broja është pjesë e Southampton, shkruan Insporti.
Broja ka debutuar më parë me Chelsean në kampionatin më të fortë në botë, kurse sezonin e shkuar u huazua në Holandë te Vitesse ku shënoi 11 gola.
Ofertat gjatë kësaj vere i pati disa, me Anderlecht dhe Udinese që tentuan huazimin.