Zyrtare: Chelsea konfirmon se Ziyech ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare

Futboll 23 Shkurt 2020 21:42

Klubi i Chelseat sot ka konfirmuar se Hakim Ziyech ka arritur marrëveshje me klubin për të lidhur kontratë, duke nënshkruar kështu kontratë pesë-vjeçare.

Futbollisti i Kombëtares së Marokut do të qëndrojë në Ajax deri në fundin e sezonit, para se të kalojë në ‘Stamford Bridge’ në verë, bën të ditur gjiganti anglez, përcjell Insporti

Më herët këtë muaj u raportua se marrëveshja midis dy klubeve ishte arritur, për transferimin e 26-vjeçarit në Londër, derisa mbetej vetëm që lojtari të pajtohej me kushtet e kontratës.

Pasi u pajtua me kushtet e klubit, Ziyech deklaroi se është “i lumtur dhe krenar që ka nënshkruar me një klub kaq të madh si Chelsea”.

“E pres sezonin e ardhshëm me padurim dhe shpresoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkë”, theksoi ai.

Ziyech e ka bërë debutimin me Ajaxin më 11 shtator 2016. I lindur në Holandë, ai ka zhvilluar 160 takime zyrtare me Ajaxin, duke shënuar 49 gola. /Insporti.com/

-->