Zyrtare: Conor McGregor e konfirmon lajmin e madh

Sporte luftarake 24 Tetor 2019 12:58

Conor McGregor ka konfirmuar vendimin e madh në karrierë, në konferencën që sot mbajti për media.

Sot, McGregor ka mbajtur një konferencë për media në Moskë, ku zbuloi vendimin e tij, transmeton Insporti

Irlandezi ka konfirmuar se do të rikthehet të garojë në UFC më datë 18 janar të vitit të ardhshëm.

Ai zbuloi se do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm, derisa për herë të fundit në oktagon ishte në tetor të 2018-tës, kur u mposht nga Khabibi.

Por, McGregor nuk ka zbuluar se kush do të jetë kundrështari i tij.

Sipas ESPN, kundërshtari më i mundshëm i 31-vjeçarit do të jetë amerikani 36-vjeçar, Donald Cerrone. /Insporti.com/

-->