Coutinho do të mungojë 2 deri në 3 javë, humb ndeshjen me Atleticon (FOTO)

Futboll 08 Nëntor 2018 12:35

Philippe Coutinho do të jetë jashtë fushave për së paku 3 javë, kështu ka njoftuar Barcelona në faqen zyrtare.

Mesfushori i Barcelonës u dëmtuar të martën mbrëmë në Ligën e Kampionëve në barazimin 1-1 me Interin dhe ndjeu dhimbje vetëm pas takimit.

Sipas Barcelonës, testet mjekësore kanë treguar se Coutinho ka probleme me bicepsin në këmbën e majtë dhe rikuperimi do të zgjasë nga 2 deri në 3 javë.

Ai do t’i humbasë ndeshjet, në La Liga kundër Betisit e Atletico Madridit dhe në Champions League atë me PSV-në.

Ndërsa për Brazilin, Coutinho do të mungojë në takimet kundër Uruguait dhe Kamerunit. /Insporti.com/