ZYRTARE: Dalbert largohet nga Inter

Futboll 21 Korrik 2021 19:10

Interi ka konfirmuar shitjen e Dalbert. Futbollisti brazilian, Dalbert është larguar nga Interi ku karrierën do ta vazhdojë tek Cagliari.

Ende nuk dihet nëse shitja e tij ka të bëjë me ndonjë shkëmbim me futbollistin Nandez, i cili po kërkohet nga “Nerazzurrët”.

Dalbert erdhi nga OGC Nice ku shkëlqeu në Francë dhe shihej si lojtarë me perspektivë që do të shkëlqente në Itali, ai luan pozitën e mbrojtësit të majtë ku shpejtësia e tij shquheshin më së shumti.

Interi ka bërë të ditur që Dalbert është shitur tek Cagliari në formë huazimi me të drejtë blerje.

-->