Zyrtare: Dënohet KB Rahoveci

Superliga 14 Maj 2019 18:19

Komisari i garave i FBK-së, Faton Kurshumlija, i ka shqiptuar dënimet për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e katërt finale të Superligës së Kosovës në basketboll, e zhvilluar më 10 maj në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, e cila kishte përfunduar me rezultat 75:104.

Më së keqi e pësoi Rahoveci, i cili në arkën e FBK-së duhet të paguajë shumën prej 2 600 eurove, ndërsa basketbollisti i Prishtinës, Edmond Azemi, është dënuar me 300 euro.

Këto janë dënimet:

KB Rahoveci, Konform Nenit 48.5 te PG dënohet me 100 euro.

KB Rahoveci, Konform Nenit 49.4 te PG dënohet me 500 euro.

KB Rahoveci, Konform Nenit 49.11 te PG dënohet me 300 euro.

KB Rahoveci, Konform Nenit 49.12 te PG dënohet me 1.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencën e shikuesve.

Deshon Minnis (KB Rahoveci) Konform Nenit 50.1 te PG dënohet me 100 euro.

Deshon Minnis (KB. Rahoveci) Konform Nenit 50.3 te PG dënohet me 300 euro.

Frederik Richardson (KB Rahoveci) Konform Nenit 50.3 te PG dënohet me 300 euro.

Edmond Azemi (KB Z Mobile Prishtina) Konform Nenit 50.3 te PG dënohet me 300 euro.