Zyrtare: Dortmundi e transferon Hazardin

Futboll 22 Maj 2019 12:03

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e Thorgan Hazard nga Borussia Monchegaldbach.

Kjo është blerja e tretë në harkun e 24 orëve për nënkampionët e Gjermanisë, pasi konfirmuan afrimin e Nico Schulz për 25 milionë euro dhe atë të Julian Brandt, po për 25 milionë.

Sulmuesi anësor i ka kushtuar 28 milionë euro Dortmundit dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 me verdhezinjtë, në shpinë do mbajë numrin 8.

“Jam mirënjohës për 5 vitet e kaluara tek Monchegladbach dhe kam kujtime të bukura aty. Tani është koha ideale për të hedhur një hap tjetër në karrierën tim. Jam krenar që do të luaj për Borussia Dortmund, është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm”, tha Hazard në prezantimin e tij tek klubi i ri.

Belgu këtë sezon është i vetmi lojtar, bashkë me Jadon Sancho, që kanë arritur të kapin numrin dyshifror të golave dhe asistove në një sezon në Bundesliga. Plot 10 gola dhe po aq asist ka dhënë Hazard tek Monchegladbach.