Zyrtare: Drita ndanë rrugët me Agim Zekën

Futboll 08 Janar 2022 16:34

Skuadra e Dritës me marrëveshje të dyanshme i ka ndarë rrugët me futbollistin, Agim Zekën, njofton Insporti.

Sulmuesi ishte transferuar te bardhekaltrit në afatin kalimtar veror nga Austria Viena, Bundesliga austriake.

Lajmin e bëri të ditur vet klubi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Njoftimi i plotë:

FC DRITA ndan rrugët me Agim Zekën

Klubi ynë, DRITA ka mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, për çka falënderojmë futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin.

Zeka u transferua në afatin kalimtar të verës nga Austria Viena, Bundesliga austriake.

Suksese Agim!
FC DRITA

-->