Zyrtare: Drita vazhdon kontratën me yllin e skuadrës

Drita ka njoftuar se ka vazhduar me mesfushorin e njohur Bujar Shabani.
Edhe pse kishte fjalë që lojtari do të largohej, por në xhirot e para edhe një herë që është ndër më të mirët në vend në atë pozitë.
Klubi ka njoftuar se palët e kanë vazhduar marrëveshjen deri në vitin 2023.
“Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin
“Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. Drejtori i përgjithshëm i klubit njëherit edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi”, thuhet në njoftim.
Shabani është te Drita tash e tri vite.
FC DRITA blindon Bujar ShabaninSot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkepunimit…
Gepostet von Drita FC am Dienstag, 3. September 2019