ZYRTARE: Dukagjini transferon brazilianin e njohur të Superligës së Kosovës

Futboll 24 Korrik 2021 11:46

Një futbollist brazilian është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Dukagjinit nga qyteti i Klinës.

Skuadra e inkuadruar në Superligë këtë vitë, ka nënshkruar sot me brazilianin Da Silva Carioca, 33-vjeçari luan në rolin e mesfushorit ofansiv.

Tri vitet e kaluara Carioca ishte pjesë e skuadrës së Feroniklit, kurse më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe në Shqipëri te skuadra e Kukësit, me të cilën e ka fituar Kupën e Shqipërisë si dhe ka luajtur në garat evropiane.

Mbrëmë skuadra nga Klina e zyrtarizoi një tjetër përforcim, futbollistin Moriba nga Guinea, kurse ditë më parë ka zyrtarizuar edhe futbollistët Argjend Bardhi, Ergyn Ahmeti, Henry Chibueze e Arbër Shala.

-->