Zyrtare: Erikseni e konfirmon të ardhmen, gëzon Real Madridin

Futboll 05 Qershor 2019 11:43

Christian Eriksen ka konfirmuar se e dëshiron largimin nga Tottenhami.

Mesfushori danez i Tottenham Hotspur, ka bërë të ditur për mediat daneze se dëshiron të largohet nga klubi londinez, transmeton Insporti

Futbollisti 27-vjeçar, këtë e bëri të ditur për mediat daneze Ekstra Bladet, ku tha se kohës së tij te Tottenhami i ka ardhur fundi.

“Kam respektin më të thellë për gjithçka që ka ndodhur në Tottenham, nuk do të ketë asgjë negative. Por po ashtu kam thënë se do të dëshiroj të provoj diçka të re”, ka thënë Eriksen.

“Shpresoj se do të ketë një qartësim në verë. Ky është plani. Në futboll nuk e dini se kur vjen qartësimi”, pohoi Eriksen.

Si destinacioni i mundshëm i danezit shihet “Santiago Bernabeu”, me Real Madridin që është përfolur si skuadra e tij e re.

Vlen të theksohet se sipas Diario Madrista, Zidane nuk kishte mbetur aspak i kënaqur me paraqitjen e Eriksenit ndaj Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve, dhe raportohet se kjo ka zbehur interesimin e tij. /Insporti.com/