Zyrtare/ Evertoni emëron trajnerin e ri të klubit
Futboll
18 Janar 2022
19:42

Klubi i Everton e ka emëruar Duncan Ferguson si trajner të përkohshëm për ndeshjet e ardhshme të klubit, njofton Insporti.
Është hera e dytë që Ferguson merr drejtimin e përkohshëm në klub, pasi i ka udhëhequr Blutë në pesë pikë nga tre ndeshjet e ligës kundër Chelsea, Manchester United dhe Arsenal në dhjetor 2019.
Një njoftim për një emërim të përhershëm menaxherial do të bëhet në kohën e duhur, ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit anglez