Zyrtare: Fabregas nënshkruan me skuadrën e re

Futboll 11 Janar 2019 20:04

Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas edhe zyrtarisht është me skuadër të re. Ai është bashkuar ish0sulmuesit francez Thierry Henry te Monaco.

Ish-ylli i Chelseas ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022 me  klubin francez.

Pas eksepriencave me Arsenalin, Chelsean dhe Barcelonën, spanjolli është gati për një aventurë të re sportive.

Fabregas është kërkuar me ngulm edhe nga Milani në javët e kaluara, por në fund ka zgjedhur transferimin në Ligue 1. Te Monaco do të jetë nën urdhrat e legjendës Thierry Henry, me të cilin kanë luajtur së bashku tek Arsenali.