Zyrtare: FBK dënon Damir Mullaomerovic

Superliga 06 Maj 2019 15:51

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës ka dënuar trajnerin e Prishtinës, Damir Mullaomerovic.

Trajneri i Z Mobile Prishtina, Mullaomerovic është dënuar me 300 euro dhe ndalesë të paraqitjes në ndeshjen e tretë ndaj Rahovecit.

Mullaomerovic pas përfundimit të ndeshjes së dytë në Rahovec, ka ofenduar zyrtarët e ndeshjes, raporton Insporti.com.

Po ashtu ky komision ka dënuar dhe basketbollistin e Prishtinës, Dardan Berisha me 100 euro.

Prishtina pësoi humbje në ndeshjen e dytë nga “Vreshtarët” me rezultat 87:84.

Të mërkurën mbrëma do të zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale të “Play-Offit”. /Insporti.com/

VENDIME:

1.Deshon Minnis (KB.Rahoveci) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.

2.KB.Rahoveci , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 300 euro.

3.Dardan Berisha (Z Mobile Prishtina) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.

4.Damir Mullaomerovic (Z Mobile Prishtina) Konform Nenit 50.4 te PG denohet me 300 euro dhe ndalese te paraqitjes – mos ushtrim I detyres me nje ndeshje ( ndeshja e III finale).

Takimi i tretë i serisë finale, në mes Prishtinës dhe Rahovecit, luhet të martën me fillim nga ora 20:30

-->