Zyrtare: FBK vendos për Pejën

Superliga 09 Shtator 2019 17:51

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendimin për KB Pejën.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues, transmeton Insporti

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar.

Insporti kishte raportuar më herët për rikthimin e Pejës në gara, derisa hedhja e shortit për edicionin e ri do të bëhet gjatë kësaj jave.