ZYRTARE: FC Prishtina kompleton transferimin e ish-përfaqësuesit të Shqipërisë

Futboll 15 Korrik 2021 15:03

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht kompletimin e marrëveshjes me futbollistin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli, i cili në dy sezonet e fundit luajti te ish-kampioni i Shqipëris – Tirana.

“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.

Ndryshe, 35-vjeçari nga Korça ka përvojë të madhe ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi me Arisin në dy kohë, me Chornomorets Odessa në Ukrainë dhe Astra Giurgiu në Rumani.

Vangjeli gjithashtu ka luajtur për shumë vite me Skënderbeun në Shqipëri, ku ka fituar çdo trofe të mundshme dhe ka arritur kualifikimin në Ligën e Evropës, teksa ka edhe 35 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë.

-->