ZYRTARE: FC Prishtina prezanton tre transferimet e reja

Futboll 12 Qershor 2021 15:26

FC Prishtina edhe zyrtarishtë ka kompletuar transferimin e tre futbollistëve.

Bëhet fjalë për Mendurim Hotin, Xhevdet Shabanin dhe Bleart Tolaj.

Transferimin e zyrtarizoi edhe faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Të tri prurjet janë në fazën e sulmit, ndërsa bardhekaltrit nuk do të qëndrojnë duarkryq edhe në pozitat e tjera.

Mendurim Hoti vjen nga Feronikeli, ku kishte shkëlqyer për disa vite e radhë. Ai luan në krahë të sulmit, por mund të luajë edhe si sulmues kryesor dhe sulmues i dytë.

Xhevdet Shabani në anën tjetër vjen nga Drita, ku ishte lojtari kryesor për disa vite. Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me nënkampion, duke bërë hapin e radhës për të kaluar te Prishtina.

I fundit, por jo nga rëndësia është Bleart Tolaj, i cili vjen nga Hajduku i Splitit. Sulmuesi 21 vjeçar mund të luajë në disa pozita të sulmit.

-->