Zyrtare: Ferizaj nënshkruan me ish-portierin e SC Gjilanit

Futboll 05 Janar 2022 17:44

KF Ferizaj nisur përforcimet në afatin kalimtar të janarit me nënshkrimin e portierit, Petrit Terziun.

Portieri kosovar ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin e Ferizajt, që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një komunikate në faqen zyrtare:

Terziu ishte pjesë e KF Vëllaznimit nga Gjakova në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit e KF Vitisë.

-->