Zyrtare: Final Four i Ligës Ballkanike do të organizohet në Pejë

Basketboll 09 Mars 2020 23:18

Liga Ballkanike ka vendosur që Final Four-in ta mbajë në qytetin e Pejës.

Fillimisht pritej që të mbahej në Rahovec, por me largimin e ‘vreshtarëve’ destinacioni është ndryshuar dhe do të zhvillohet në ‘Karagaqin’ e Pejës nga data 31 mars deri me 1 prill.

Njoftimi i plotë nga BIBL:

“Sezoni i Ligës Ballkanike do të përfundon me një ‘Final 4’. Kampioni për vitin 2020 do të vendoset në evenimentin e top katër skuadrave të kësaj lige, i cili do të mbahet në qytetin e Pejës në Kosovë me datë 31 mars – 1 prill”.

-->