Zyrtare: Florian Marku i bashkohet promoterit të Anthony Joshuas

Boks 27 Nëntor 2020 20:04

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një nga goditjet më të forta në karrierë, por këtë herë jashtë ringut, raporton Insporti.

Tri javë pas fitores së madhe ndaj Muma Mweemba, meç i cili u zhvillua në Britanin e Madhe ku u transmetua nga BT Sport, Florian Marku ka marr një nga lajmet më të mira të karrierës së tij.

Promoteri aktualisht më i njohur në botë, Eddie Hearn, e ka marr në menaxhim 28 vjeçarin nga Lushnja.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Eddie Hearn në llogarinë e tij personale në Twitter.

Eddie Hearn është drejtori i Matchroom Sport, kompani e cila nënshkroi kontratë të vlefshme 1 miliard dollar me DAZN për transmetimin e meçeve të boksit në SHBA.

Ai momentalisht ka nën menaxhim yjet e boksit si Anthony Joshua, Amir Kahn, Kelly Brook, Oleksader Usyk, Dillian Whyte, Carl Froch e shumë të tjetër.

Ky është lajm shumë i mirë për karrierën e Markut, pasi Hearn ka lidhje jashtëzakonisht të mëdha në sport dhe me siguri që do t’i gjejë kundërshtarë cilësor të cilët mund ta ngrisin Markun në majat e boksit botëror./Insporti.com/

-->